Moskë, Amerikë | Presidenti rus Vladimir Putin dekoroi presidentin bjellorus Aleksandër Llukashenko me Urdhrin e Shën Andreas, nderimi më i lartë shtetëror i Rusisë, gjatë një takimi në Kremlin.
“Presidenti Putin vendosi zinxhirin e Urdhrit rreth qafës së presidentit Lukashenko gjatë një ceremonie të mbajtur në sallën e Shën Andreas dhe më pas e përqafoi atë”, transmetoi enti mediatik Tass.
Motivimi është kontributi i presidentit bjellorus për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Vendet perëndimore kanë përgatitur një plan për të mbytur Rusinë dhe Bjellorusinë, para së gjithash në aspektin ekonomik”, tha presidenti Llukashenko.
“Por nuk funksionoi, dhe ata e pranuan vetë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments