“PUSI I MEZINIT”; VLORË | LUAN LLANO U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK: VDIQ | TOMORR MBRATI MBETI I PLAGOSUR POR VDIQ MË VONË (TRAGJEDI E MADHE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 1
- 1 min read
Updated: Jun 2

“Pusi i Mezinit”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Luan Llano, me moshë 19 vjeç, mbeti i vdekur në aksident automoblistik.
I plagosur mbeti:
1- Z. Tomorr Mbrati (i cili, vdiq po ashtu nga plagët e marra).
Aksidenti automobilistik ngjau mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin rrugor kombëtar Vlorë-Fier, pranë një pike karburantesh, në vendin e njohur si “Pusi i Mezinit”.
Një motomjet tip “Piaggio” me targa AK653 doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda shëndetësore për subjektet që udhëtonin në motomjet.


Njoftim | Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.
Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments