Bruksel, Belgjikë | Pushtimi i fitoplanktonit që ka goditur pjesën veriore të Adriatikut javët e fundit është fotografuar edhe nga hapësira: një nga satelitët Sentinel-2 të programit Evropian Copernicus për vëzhgimin e Tokës, i menaxhuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Komisioni Evropian ka kapur në fakt lulëzimin e gjelbër të fitoplanktonit, domethënë atë grup organizmash që gjenden në bazën e zinxhirit ushqimor në shumicën dërrmuese të ekosistemeve ujore, të shoqëruar nga formimi i mucilazhit të bardhë, i shkaktuar pikërisht nga prania e tepërt e fitoplanktonit.
Imazhi, i publikuar nga Copernicus nërrjetin social virtual Iks (X), është marrë më 7 gusht 2024 në brigjet e qytetit të Riminit.
Lulëzimi i fitoplanktonit vjen si pasojë e temperaturave të larta të regjistruara në periudhën e fundit ashtu edhe e reshjeve të dendura të fundit, të cilat duke sjellë ujë të freskët kanë ulur kripësinë e detit pranë brigjeve, duke krijuar një mjedis ideal për përhapjen e shpejtë të këtyre mikroorganizmave, të cilat janë bërë të dukshme edhe nga hapësira.
Fitoplanktoni, duke qenë në gjendje të kryejë fotosintezën, prodhon gjysmën e oksigjenit total të prodhuar nga organizmat bimorë në Tokë, por kur ai shtohet tepër mund të shkaktojë probleme të rëndësishme për ekosistemet ujore, për shembull duke prodhuar toksina ose duke gjeneruar të ashtuquajturat zona vdekjeje.
Më pas, lulëzimi çoi, siç shihet në goditjen Sentinel-2, edhe në formimin e mucilazhit, i cili u grumbullua përgjatë brigjeve të disa rajoneve italiane me pamje nga deti Adriatik.
Mucilaga nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, por mund të shkaktojë dëme serioze në ekonominë detare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários