top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUNONJËSI I POLICISË SË BURGJEVE GJETO GJONAJ NGA FSHATI REÇ I MALËSISË SË MADHE U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 13, 2024
  • 1 min read

Koplik, Shqipëri | Z. Gjeto Gjonaj, me moshë 21 vjeç, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, u përfshi në aksident automobilistik.

 

Për pasojë vdiq.

 

Aksidenti automobilistik ngjau rreth orës 20:30, në aksin rrugor Koplik-Dedaj.

 

Z. Gjeto Gjonaj dyshohet se humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë doli nga rruga.

 

Sipas burimeve zyrtare, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

 

Njoftim | “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.


Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.


Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë. Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd. Lamtumirë Gjet!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page