Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në prokurorinë vendore akte proceduriale penale në ngarkim të z. Altin Goxhaj.
Z. Goxhaj është avokat dhe veprimtar politik, kryesisht në opozitë me të gjitha subjektet politike pushtetmbajtëse.
Ai dyshohet se ka penguar Policinë Bashkiake që të kryejë procesin e dezinsektimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të z. Altin Goxhaj.
Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, z. Seit Bathorja, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga z. Altin Goxhaj.
Gjithashtu i është marrë kallëzim edhe z. Altin Goxhaj, i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese.
Aktet proceduriale penale u referuan në prokurorinë e Tiranës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Videoja e plotë e z. Goxhaj ku ai denoncon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese.
Comments