top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROTESTË PËRPARA MINISTRISË SË TURIZMIT DHE MJEDISIT: MASAKËR MJEDISORE NË ELBASAN; ELBASANI DHE FSHTARAT PËRRETH ME AJËR TË NDOTUR QË SHKAKTON KANCER; PUSHTETARËT NUK PËRMBUSHIN DETYRAT SHTETËRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 3
  • 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Qyteti i Elbasanit dhe fshatrat rrotull po përballen me një ndotje ajri tejet alarmante, nga djegiet në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bradashesh, i cili, ndodhet 3 kilometra nga qendra e qytetit.

 

Një grup qytetarësh/esh protestuan përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit duke mbajtur parrulla të ndryshme, mes tyre njera thoshte:

1-Fëmijët s’kanë ajër, zyrtarët s’kanë turp”.

 

Banorët e fshatit Bradashesh, që jetojnë pranë vendgrumbullimit të mbeturinave, thanë se shendeti i tyre është i rrezikuar, për shkak të ajrit te ndotur.


Jemi shumë të shqetësuar, por kujt t’ia kërkojmë? Kemi mall të hapim dritaret për vapën, por nuk i hapim dot për tym. Kjo situatë përsëritet çdo sezon, por tani ka zgjatur më shumë”, denoncoi një prej tyre.


Këtu ka qenë metalurgjia, tani na sollën plehrat e gjithë rretheve dhe ndizet zjarri çdo sezon. Dyert dhe dritaret nuk i hapim dot, fëmijët nuk mund të dalin jashtë, kalojnë makina me plehra në mes të lagjes”, denoncoi një tjetër banore.


Landfilli na dërrmoi, u mbytëm nga tymi. Kazanet me plehra nëpër rrugë janë kthyer në rrezik për shëndetin tonë. Të gjithë jemi të sëmurë nga mushkëritë”, denoncoi një tjetër banor.


Kjo katastrofë ishte e pritshme, pasi temperaturat e larta të verës favorizojnë vetëndezjen e mbetjeve të depozituara, që çon në zjarr. Ndotja nga tymi dhe era e keqe janë të jashtëzakonshme dhe ndikojnë direkt në shëndetin e njerëzve.


Impianti i incenerimit që u ndërtua nuk i përgjigjet realitetit, sepse mbetjet urbane nuk ndahen dhe nuk përpunohen si duhet.


Për të shmangur katastrofa të tilla, duhet ndarje dhe riciklim i mbetjeve, si dhe bashkëpunim mes qeverisë qendrore, qeverisë vendore dhe ekspertëve të pavarur.


Atje në vendgrumbullim shkalla e ndotjes mund të jetë 10-fish mbi normën e Bashkimit Evropian.


Ndërsa këtu në qytet ndotja është 5-fish. Flas nga eksperienca se aktualisht nuk janë bërëmatje.


Duhet të ulet qeveria qendrore, qeveria vendore dhe ekspertët e pavarur më të mirët në vend, duhet të mblidhen së bashku për t'i dhënë zgjidhje se ndryshe s’kemi ku shkojmë.


Ne s’mund të hyjmë në BE vetëm me ligje, ato duhen zbatuar. Se ndryshe nuk të qas njeri në derë”, tha eksperti i pavarur i mjedisit, Ahmet Mehmeti, sipas të cilit, në vendgrumbullim hidhen çdo vit 50 mijë ton mbetje të 7 bashkive të qarkut të Elbasanit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Yorumlar

5 üzerinden 0 yıldız
Henüz hiç puanlama yok

Puanlama ekleyin
bottom of page