Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:
1- Z. Voltan Shkulaku.
2- Z. Leonidha Guçe.
3- Z. Arjan Manellari.
Ata akuzohen për:
1- “Moskallëzim krimi”.
2- “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ata akuzohen se kanë fshirë filmike të njësisë së shërbimit (lokal) ku ndodhi ngjarje kriminale me qëllim zbardhjen e së vërtetës penale që lidhet me vrasjen e z. Egli Proga.
Sipas autoriteteve vendore të hetimit penal fshirja e pamjeve filmike nga DVR-të e dy lokaleve ku ka qëndruar i ndjeri Egli Proga para se të vritej, është kryer në mënyrë të qëllimshme.
Pamjet filmike janë rikuperuar nga prokuroria dhe policia vendore e Korçës nëpërmjet një eksperti privat, i cili, përmes programeve të posaçme ka mundur të rikuperojë pamjet filmike të fshira.
Vendimi për arrestimin e të lartpërmendurve u muar nga prokuroroja Dhorina Theodhori, ndaj të cilëve, do të kërkohet masa e sigurimit vetjak “arrest në burg”.
Me arrestimin e tyre numri i të arrestuarve për vrasjen e z. Eglantin Proga ka shkuar në 4 (duke përfshirë dhe arrestimin e z. Denis Meçe, në muajin gusht të vitit 2024).
Për hetimin paraprak të vrasjes së z. Egli Proga e cila tronditi opinionin publik policia dhe prokuroria e Korçës kërkuan ndihmën edhe të laboratorit kibernetik në SPAK, por kjo prokurori, refuzoi që të ofronte ndihmë teknike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments