top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGRITI AKUZË PENALE NDAJ ISMET POPAJT | AKUZOHET SE GRISI LIBRIN E BASHKËSISË SHOQËRORE QË ADHURON KULTIN E ALLAHUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 20
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti akuzë penale ndaj:

1- Z. Ismet Popaj.


Ai akuzohet për shkelje penale të parashikuar si:

1-Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.


Njoftim | Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03.03.2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.


Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Kosovës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page