top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) ARRESTOI ISH-MINISTRIN E SHËNDETËSISË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR BEQAJ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) arrestoi ish-ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë Ilir Beqaj.

 

Ish ministri po hetohej nën masën e sigurimit vetjak detyrim me paraqitje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit e dyshuar si e lidhur në kundërshtim me aktet ligjore.


Z. Beqaj akuzohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK.


Përmes njerëzve të besuar (njëri prej tyre, z. Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë) ka dyshime të arsyeshme se janë vjedhur shuma të mëdha të hollash përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page