PROKURORIA E TIRANËS MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE PËR HOXHËN AHMED KALAJA | NUK BASHKËPUNOI ME DREJTORINË E ANTITERRORIT PËR TË ZBULUAR DISA AGJITATORË QË BËNIN THIRRJE PËR URREJTJE FETARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 8
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dërgoi në gjyq paraprak aktet proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Ahmed Kalaja (me status profesional klerik i fesë islame - i një prej rrymave fetare në përbërjen e saj - imam në xhaminë e emërtuar “Dine Hoxha”, e gjendur në “Rrugën e Kavajës”, në Tiranë).
Ndaj tij u zhvilluan hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Objekt hetimi penal paraprak ishte pengimi që ai u bëri autoriteteve të hetimit penal duke mos bashkëpunuar me ta gjatë një operacioni të Drejtorisë së Antiterrorit (i zhvilluar në vitin 2022), ku ai refuzoi të dorëzonte pamjet e përfituara nga sistemet e vëzhgimit (kamera) të vendosura në ambientet e një xhamie.
Hetimet penale paraprake ishin të përqendruara ndaj disa subjekteve të përfshirë në agjitacion fetar me qëllim mbjelljen dhe nxitjen e urrejtjes së besimtarëve ndaj njëri-tjetrit, për çështje që lidhen me interpretimin e Dogmës Islamike, e cila, ashtu sikundër është fakt i njohur tashmë, ndër besimtarët shqiptarë në shumicë interpretohet nga këndvështrimi sunit (nisur nga fakti se Islami u importua në trojet arbërore nga pushtuesit osmano-mongolë gjatë sundimit gjakatar që ata kryen në Arbëri për disa shekuj), por, pas rënies së regjimit titisto-stalinisto-pol potist të diktatorit Enver Hoxha, Dogma Islamike ka filluar të interpretohet edhe nga këndvështrimi vehabist, kryesisht i sponsorizuar financiarisht me petro-dollarë nga vendet e Gjirit Persik.
I kontaktuar nga një ent mediatik shqiptar z. Kalaja mohoi akuzën penale që i ka ngritur Prokuroria vendore dhe e quajti keqkuptim hetimin penal paraprak të zhvilluar ndaj tij.
Ai vuri në dukje se kishte qenë bashkëpunues me autoritetet e zbatimit të ligjit.
“Zotëria polici antiterrorit në bisedë kafeje u interesua edhe i dham atij aq informacion aq sa lejonte etika, po edhe dinim (pasi nuk i njohnim të rinjtë as me emra as me mbiemra) sepse siç e thashë ne nuk varemi si institucion nga AntiTerrori po nga Myftinia Tiranë.
Vjen në xhami edhe shantazhon edhe kërkon bashkpuntorë në emër të asaj që videoja është fshirë qëllimisht; kur deshtoi sukseshem edhe ju paraqit atij deklarata se vetem imami është përgjegjës e askush përveç tij ai vetëm turfullonte edhe thotë textualisht: ... e di une si e donit ju tju nxirrja tgjithve prej b... jashtë... gjë që është filmuar edhe ruajtur edhe zotërojmë nga kamerat e Xhamisë.
Me çfarë të drejte ky polic i antiterrorit shan në xhami edhe flet në atë gjuhë?!”, ishte denoncimi publik që bëri z. Kalaja dikur në lidhje me çështjen për të cilën u hap hetim penal paraprak.
Z. Kalaja është figurë e njohur në rrjetet sociale virtuale, ku boton pamje filmike të ndryshme, në lidhje me problematika dhe fenomene shoqërore, ndaj të cilave, mban ligjërime të ndryshme me karakter zhbirilues dhe ironizues.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント