top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E TIRANËS MBYLLI HETIMET PARAPRAKE DHE DËRGOI NË GJYQ PARAPRAK RENATO BODURRIN | AKUZOHET SE USHTROI DHUNË VERBALE + FIZIKE NDAJ GAZETARIT GJERGJ ZEFI (BOTUES I ENTIT MEDIATIK “PAMFLETI”).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Djathtas, gazetari dhe botuesi i entit mediatik Pamfleti | Majtas, i akuzuar Renato Bodurri.
Djathtas, gazetari dhe botuesi i entit mediatik Pamfleti | Majtas, i akuzuar Renato Bodurri.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbylli hetimet paraprake dhe dërgoi në gjyq paraprak:

1- Z. Renato Bodurri.

 

Ai akuzohet se ushtroi dhunë verbale dhe fizike ndaj gazetarit Gjergj Zefi (njëkohësisht botues i entit mediatik “Pamfleti”).

 

Z. Bodurri akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

 

Njoftim | Goditi administratorin e portalit online ‘Pamlefti’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim shtetasin R.B.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dërgon në gjyq shtetasin R.B. për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim parashikuar nga neni 237/1 dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës, shtetasit Gj.Z.

 

Në kuadër të hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr.6833, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundim se shtetasi R.B. në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer veprën penale në fjalë ndaj shtetasit, Gj.Z. administrator i portalit online ‘Pamfleti’.

 

Hetimet nisën bazuar në referimet e ardhura nga Komisariati i Policisë nr.3, pasi shtetasi Gj.Z. ishte paraqitur në Spitalin e Traimës pasi goditur nga pas dhe nuk mbante mend ccfarë kishte ndodhur, por nga ekzaminimet u konstatuan dëmtime në kokë, krah dhe buzën e poshtme dhe në të dy këmbët.

 

Pas këqyrjes së pamjeve filmike në zonën ku kishte ndodhur ngjarja, dëshmisë së banorit i cili shpjegoi se disa persona kishin goditur me shkop shtetasin Gj.Z. dhe më pas kishin ikur me vrap drejt një makine të zezë, si dhe identifikimi i automjetit të përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgoi në gjyq shtetasin R.B, thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë Tiranë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page