top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E PRISHTINËS LËSHOI DEKLARATË NË LIDHJE ME VRASJEN E PREMTIM GASHIT DHE PLAGOSJEN E SALIH SEKIRAQËS; KORAB GASHIT (VËLLAI I VIKTIMËS); ROBERT LLUMNICËS; FATOS ABAZIT; VALDRIN ADEMIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Prishtinë, Kosovë | Prokuroria e Prishtinës doli me deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen kriminale mes dy grupeve kriminale, e cila pati si pasojë 1 të vdekur dhe 5 të plagosur.

 

Në njoftimin zyrtar theksohet se të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftim | Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori kujdestar dje rreth orës 22:20, min nga Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë është njoftuar për një incident me armë zjarri në mes disa personave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme, ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.

 

Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës.

 

Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.

 

Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prishtinës.


Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇


SHKËMBIM ZJARRI MES GRUPEVE KRIMINALE NË PRISHTINË: U VRA PREMTIM GASHI + U PLAGOSËN SALIH SEKIRAQA; KORAB GASHI (VËLLAI I VIKTIMËS); ROBERT LLUMNICA; FATOS ABAZI; VALDRIN ADEMI.

Z. Salih Sekiraqa (i plagosur), z. Robert Llumnica (i plagosur), z. Premtim Gashi (i vrarë) dhe z. Korab Gashi (i plagosur).

Prishtinë, Kosovë | Mbrëmë dy grupe kriminale shkëmbyen zjarr luftarak me njëri-tjetrin në lagjen Aktash.

 

Të përfshirë në ngjarje janë subjekte nga familjet Sekiraqa dhe Capat, në konflikt prej kohësh mes tyre.

 

I vdekur ka mbetur 1 person ndërsa të plagosur disa të tjerë.

 

Viktima quhet Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete. Gjithashtu raportohet se në momentin e ngjarjes, vitikma kishte me vete një kallashnikov.

 

Nga familja Sekiraqa mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, z. Salih Sekiraqa, me moshë 47 vjeç.

 

Bashkë me z. Sekiraqa u lënduan edhe z. Korab Gashi (vëllai i viktimës), z. Robert Llumnica, me moshë 29-vjeç, z. Fatos Abazi, me moshë 35-vjeç, dhe z. Valdrin Ademi, me moshë 21-vjeç.

 

Në gjendje më të rëndë shëndetësore janë z. Llumnica dhe z. Ademi.

 

Njoftim | Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve.

 

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.

 

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Viktima, z. Premtim Gashi.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page