top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR I KËRKOI KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË SALI BERISHA TË PARAQITET NË ORËN 10:00 TË DATËS 10 QERSHOR 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read
Urdhëri procedurial penal i lëshuar nga SPAK-u ndaj z. Sali Berisha.
Urdhëri procedurial penal i lëshuar nga SPAK-u ndaj z. Sali Berisha.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i kërkoi kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha të paraqitet në orën 10:00 të datës 10 qershor 2025 për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të kryer nga gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka.


Lajmi u pohua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.


Nesër ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën per te dhënë shpjegime ne lidhje me një kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan avokati Genc Gjokutaj në rrjetin social virtual Facebook.


Urdhri përcakton se z. Berisha duhet të paraqitet personalisht në ambientet e SPAK-ut, pranë hetuesit të BKH-së, Ardrit Neli, duke sjellë me vete një dokument identifikimi.


Urdhri bazohet në nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, që rregullon paraqitjen e detyruar të një personi për hetime.


SPAK-u thekson se në rast të mosparaqitjes pa një arsye të ligjshme, do të urdhërohet shoqërimi i detyruar i personit të thirrur.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page