
Lezhë, Shqipëri | Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet penale paraprake dhe dërgoi për gjykim penal aktet proceduriale penale për ndërtimet pa leje në zonën e Patokut.
Për këtë çështje penale prokuroria ka marrë të pandehur tetë veta, konkretisht:
1- Z. Flori Gjini, ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
2- Z. Jetmir Mxhika, ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin.
3- Z. Xhevalin Fufi.
4- Z. Ndoc Pjetri.
5- Z. Shan Preçi.
6- Z. Rivelino Ismajlaj.
7- Z. Artur Përdoda.
Ata akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
I pandehur për veprën penale “ndërtim i paligjshëm” është marrë vetëm z. Nikoll Frangaj.
Ndërkohë për 8 veta të tjerë është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
Ata janë:
1- Z. Amarildo Tuci.
2- Z. Florgen Gjoka.
3- Z. Françesko Gjoka.
4- Z. Anton Kola.
5- Z. Mario Nikollaj.
6- Z. Bardhok Gjini.
7- Z. Agustin Kola.
8- Z. Fatjon Frangaj.
Ata ishin nën hetim penal për veprën penale të “ndërtim pa leje” të parashikuar nga neni 199/a 4-25, i Kodit Penal.
Ndaj tyre u shua edhe masa e sigurimit vetjak, e shqiptuar gjykata e Lezhës më 5 nëntor 2023.
Hetimet në lidhje me këtë çështje janë kryer nga prokurori Arben Nika dhe tashmë do të jetë gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.
Procedimi penal nr.1012 në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Patokut në Kurbin u regjistrua në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtesë pa leje i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.
Kumtohet se Jetmir Mxhika ka lejuar ndërtimin e kompleksit turistik të z. Gëzim Çela, në Patok, i emërtuar “Royal Blue”, por dyshohet i fshehur pas emrit të z. Fatjon Frangaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios