PROKURORIA E LEZHËS MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE DHE ÇOI NË GJYQ DOSJEN ME AKTET PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË QYTETARIT PORTUGEZ RUBEN SARAIVA ME MOSHË 29 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 6, 2024
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet penale paraprake dhe çoi në gjyq dosjen me aktet proceduriale penale në ngarkim të qytetarit portugez, Ruben Saraiva, me moshë 29 vjeç.
Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje kriminale e ndodhur në Shëngjin.
Z. Saraiva u paraqit në prokurori nën masa të rrepta sigurie, ku iu komunikuan akuzat penale të:
1- “Vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim.
2- “Armëmbajtja pa leje”.
Pasi pala mbrojtëse të njihet me aktet, dosja hetimore do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 personat e tjerë të vënë nën akuzë penale për këtë ngjarje, pasi organet e drejtësisë janë më pritje të ekstradimit të tyre nga Britania e Madhe.
Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur ne muajin 19 prill të vitit 2023, në lokalin në pronësi të viktimës, në Shëngjin.
Porositës për këtë vrasje dyshohet se është z. Edmond Haxhia, edhe ky i arrestuar në Britaninë e Madhe.
Ai ndodhet në proces ekstradimi.
Ai dyshohet si porositësi i krimit për motive gjakmarrjeje, në emër të kushërinjve të tij, të familjes Lekstakaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires