
Lezhë, Shqipëri | Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet paraprake ndaj z. Ruben Saraiva, qytetar portugez.
Ai akuzohet për vrasjen e z. Ardian Nikulaj.
Dyshohet se vrasjen e kreu kundrejt pagesës nga hasmit e z. Nikulaj.
Aktet proceduriale penale në ngarkim të z. Saraiva u dërguan në Gjykatën e Lezhës me qëllim zhvillimin e gjyqit paraprak.
Aktet proceduriale penale në ngarkimin e tij janë veçuar nga 5 të dyshuarit e tjerë, të cilët, ende nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe.
Seanca e parë e gjykimit penal paraprak do të kryhet nën drejtimin e gjyqtarit Renis Sheshi, më 26 shkurt të vitit 2025.
Ndaj z. Saraiva janë ngritur akuza penale të parashikuara si:
1- “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim.
2- “Armëmbajtja pa leje”.
Z. Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila, pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë penale shqiptare.
Ai ka mohuar akuzat penale të ngritura ndaj tij.
Për vrasjen e z. Ardian Nikulaj janë të akuzuar edhe katër qytetarë britanik.
Z. Edmond Haxhia akuzohet si organizator dhe porositës i vrasjes kundrejt pagesës.
Z. Nikulaj u vra me armë zjarri më 19 prill të vitit 2023 në Shën Gjin, teksa po qëndronte në hotelin e tij.
Vrasja e tij ishte produkt i një hasmërie të gjatë mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, hasmëri e cila ka prodhuar shumë viktima mes fisve në fjalë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios