top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PROKURORIA E KUKËSIT KËRKOI 22 MASA SIGURIMI VETJAK PËR PUNONJËSIT E POLICISË VENDORE QË DYSHOHEN SE VODHËN MBI 20 MILIONË LEKË TË ARMËTUARA NGA GJOBAT | EMRAT 1 PËR 1.

Kukës, Shqipëri | Prokuroria e Kukësit kërkoi 22 masa sigurimi vetjak për punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët, akuzohen për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

 

Ata dyshohet se përvetësuan 2 milionë lekë nga vënia e gjobave për automjetet me targa të huaja.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjës të Policisë së Shtetit.

 

Për 6 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”, për 4 “arrest në shtëpi” ndërsa për 12 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.

 

Këta persona, kanë keqpërdorur aksesin në sistemet e policisë.

 

Duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

 

Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policise Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë.

 

Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë.

 

Gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vendosur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.

 

Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë.

 

Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.

 

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurisë:

1- N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal "Arrest me burg".

 

2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg".

 

3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, "Arrest me burg.

 

4- Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest me burg".

 

5- Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg.

 

6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest ne shtepi.

 

7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi”.

 

8- Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi.

 

9- Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi".

 

10- Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan," Detyrim paraqitje".

 

11- N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, "Detyrim paraqitje".

 

12- N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.

 

13- N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje".

 

14- Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, "Detyrim paraqitje".

 

15- Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje".

 

16- Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës," Detyrim paraqitje".

 

17- Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje".

 

18- Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje".

 

19- Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje".

 

20- Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje".

 

21- Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet e thelluara për përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë rast abuzimi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page