top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E FIERIT DËRGOI NË GJYQ PARAPRAK AKTET PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË ILIR NUKAJT | AKUZOHET SE DHUNOI NJË ÇIFT TË MOSHUARISH NË FSHATIN “HOXHARE E RE” (POVELÇË) KU VDIQ NAMIK RUSTEMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 22
  • 2 min read

Fier, Shqipëri | Prokuroria e Fierit dërgoi në gjyq paraprak aktet proceduriale penale në ngarkim të z. Ilir Nukaj.

 

Ai akuzohet se dhunoi fizikisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë, më 12 tetor të vitit 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi.

 

Ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes është ngritur akuza penale e parashikuar si “Plagosje të rëndë me dashje”.

 

Njoftim | Ushtroi dhunë ndaj të moshuarve duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin I.N. për “Plagosje të rëndë me dashje”.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.N. për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen, në dëm të viktimës N.R. dhe për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në dëm të viktimës A.R. parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

 

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, shtetasi N.R.

 

Çështja penale dërgohet për gjykim në ngarkim të shtetasit I.N., hetuar më masë sigurimi “Arrest në burg”.

 

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër shëndetit, thuhet në njoftimin e prokurorisë vendore Fier.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page