top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PROKURORIA E ELBASANIT KËRKON 20 VJET BURG PËR ERJON LLAPUSHIN: AKUZOHET SE VRAU GAZMEND KURMAKUN | I AKUZUAR EDHE LUAN DULELLARI.

Elbasan, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim paraprak aktet proceduriale penale të lidhura me ngjarjen kriminale të ndodhur më datë 02/10/2021 me të pandehur:

 

– Z. Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

 

– Z. Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.

 

Ngjarja kriminale i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku.

 

Z. Krmaku u përfshi në debat verbal me z. Llapushi dhe më pas u godit me grusht nga ky i fundit, duke vdekur më datën 07.10.2021.

 

Hetimet paraprake u ndoqën nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.https://shorthand.com/the-craft/best-paywall-providers/index.html

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page