top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E DURRËSIT MBYLLI HETIMET PARAPRAKE DHE DEPOZITOI PËR GJYKIM PARAPRAK DOSJEN ME AKTET PROCEDURIALE PENALE PËR HYSEN METËN; HYGERTA METËN; AMARILDO METËN | AKUZOHEN SE VRANË TË ATIN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Durrës, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës mbylli hetimet paraprake dhe depozitoi për gjykim paraprak dosjen me aktet proceduriale penale për z. Hysen Meta, znjsh. Hygerta Meta dhe z. Amarildo Meta.

 

Ata akuzohen se vranë të atin, z. Pëllumb Meta.

 

Znjsh. Meta dhe vëllai i saj më i madh, z. Hysen Meta akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”.

 

Vëllai i vogël, z. Amarildo Meta akuzohet për veprën penale “asgjësimi i kufomës”.

 

Ngjarja kriminale ndodhi më 10 shkurt 2024, por ajo u zbulua nga policia vendore më 24 shkurt 2024, disa ditë pasi djali i madh i viktimës, z. Hysen Meta denoncoi zhdukjen e të atit.

 

Ata akuzohen se vranë dhe më pas groposën në sallën e bagëtive babain e tyre.

 

Z. Hysen Meta akuzoi të motrën, znjsh. Hygerta Meta, si dorase, duke u shprehur se ishte ajo që e qëlloi për vdekje të atin.

 

Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai”, tha ai, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 26 shkurt 2024.

 

Gjatë dëshmisë së saj znjsh. Hygerta Meta ka deklaruar se ajo është autore e vrasjes.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page