Meksiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës ka njoftuar se, pas kapjes së z. Ismael El Majo (Mayo) Zambada, udhëheqësi i kartelit Sinaloa, ai nuk e di vendndodhjen dhe statusin ligjor të Ovidio Guzmán López.
Djali i Çapo (Chapo) Guzman, me nofkën “El Raton”, ishte arrestuar në shtëpi më 5 janar të vitit 2023 dhe më vonë u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.
“Deri më tani nuk dihet se cili është statusi i tij aktual apo vendndodhja e tij në territorin e Amerikës së Veriut”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme, të lëshuar pasditen e sotme.
Prokurori Publik meksikan njoftoi gjithashtu se kishte marrë të dhëna për sekuencën kronologjike të arrestimit të z. El Majo (Mayo) Zambada në Shtetet e Bashkuara, e cila fillon me lirimin e z. Ovidio Guzman nga një burg i sigurisë maksimale në sistemin e burgjeve amerikane dy ditë para rrëmbimit të dyshuar të Ismael "N" (d.m.th. El Mayo Zambada), i cili ndodhi më 25 korrik 2024.
Pas kapjes së z. Majo (Mayo) Zambada në aeroportin në Shën Trezesës (Santa Teresa), Meksiko i Ri (New Mexico), nga të dhënat e Byrosë Federale të Burgjeve (BOP) u mësua se “El Ratón” ishte liruar dy ditë më parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments