Himarë, Shqipëri | Rreth 23 mijë zgjedhës do t'i drejtohen kutive të votimit për të dhënë pëlqimin e tye, për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës mes dy kandidatëve politikë me origjinë kombëtare greke, z. Vangjel Tavo, i partisë në pushtet, dhe z. Petro Gjikuria, i opozitës.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës pritet që t’i japin zgjidhje një beteje politike 15 mujore, që nisi me arrestimin e z. Fredi Beleri, dhe më pas edhe me arrestimin e kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës, z. Jorgo Goro.
Sipas Komisinit Qendror të Zgjedhjeve materialet zgjedhore janë dërguar në KZAZ 38 për tu shpërndarë më pas në 36 qendrat e votimit në këtë bashki.
Qebdrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në orën 19.00.
Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera.
Vangjel Tavo ka vetëm një sigël në krah, atë të Partisë Socialiste, ndërsa kundërshtari i tij politik Gjikuria, nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Z. Gjikuria u propozua dhe u mbështet nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios