PRISHTINË: U ARRESTUAN FISNIK UKA; BESART MULAKU; ABEDIN ISMAJLI | TREGTARË KOKAINE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 22
- 1 min read
Updated: Apr 24

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:
1- Z. Fisnik Uka (i lindur në vitin 1986).
2- Z. Besart Mulaku (i lindur në vitin 1992).
3- Z. Abedin Ismajli (i lindur në vitin 1998).
Ata akuzohen si tregtarë drogërash (kokainë).
Gjatë kontrolleve të kryera në objekte në zotërimin e tyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- 2.6 kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth dyqindmijë (200000) €.
2- Një armë me 35 fishekë.
3- Dy automjete.
4- Tre aparate telefonike të lëvishëm (celularë).
5- Katërmijë (4000) euro të thata (kesh).
6- Sende të tjera që i shërbejnë hetimit penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments