PRISHTINË: U SHPALL NË KËRKIM LEONDRIT KRYEZIU | AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ NJË INDIVIDI PRANË KAFENESË “FELX LOUNGE BAR” DHE PRANË SHKOLLËS “PAVARËSIA” NË RRUGËN “ASTRIT RRUSHI”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 9
- 1 min read

Kafeneja “Felx Lounge Bar”, Rruga “Astrit Rrushi”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Leondrit Kryeziu.
Ai akuzohet se shtiu me armë zjarri ndaj një individi (rreth orës 15:00).
Ngjarja kriminale ndodhi pranë shkollës “Pavarësia”, ndërsa nga të shtënat u shkaktuan dëme materiale te njësia publike e shërbimit (kafene) “Felx Lounge Bar”, të cilës, iu dëmtuan vetratat.
Autoritetet e hetimit penal në kuadër të veprimeve proceduraiale penale arritën të sekuestronin në cilësinë e provës materiale me karakter kopmromentues penal tre (3) gëzhoja të kalibrit 9 milimetra.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar