top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: U ARRESTUA JAHIR GASHI; AKUZOHET PËR PËRDHUNIMIN E NJË TË MITURE | GJYKATA THEMELORE E PRISHTINËS I SHQIPTOI MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” ME AFAT 30-DITOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 8
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Jahir Gashi, me moshë 58 vjeç.

 

Ai akuzohet për përdhunimin e një të miture.

 

Gjykata Themelore e Prishtinës i shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg” me afat 30 ditor.

 

Njoftim | “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit J.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunimi.


Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.


Gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page