PRISHTINË: U ARRESTUA ARDITA BALAJ | ARRESTIMI I SAJ KONSIDEROHET I LIDHUR ME ARRESTIMIN E EKREM LATIFIT PËR AKUZA PENALE QË LIDHEN ME MITËMARRJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 19
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Znj. Ardita Balaj.
Ajo ka ushtruar funskionin e kontrollores në subjektin tregtar leje-drejtimi lëshues “Autoshkolla Albi-A.F”.
Arrestimi i saj vjen pas arrestimit të:
1- Z. Ekrem Latifi në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, në kuadër të luftës institucionale që Policia e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë kundër korrupsionit.
Ata të dy akuzohen si të përfshirë në mitëmarrje nga aspirantë/e për t’u pajisur me leje drejtimi automjetesh (patentë-shofer).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Bình luận