PRISHTINË: BIZNESET NISËN PROTESTË DUKE BLLOKUAR RRUGËT NË SHENJË MOSMIRATIMI TË LEGJISLACIONIT TË RI TË ENERGJISË ELEKTRIKE I CILI U KËRKON TË DALIN NË TREG TË LIRË PËR BLERJEN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 29
- 1 min read

Fushë-Kosovë, Republika e Kosovës | Bizneset nisën protestën e paralajmëruar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili, kërkon daljen e detyrueshme të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.
Bizneset filluan t’i bllokojnë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te Rrethi i Flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, te Sharbani (Vranjevci).
Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve kanë filluar t’i bllokojnë hyrjet rrugore për në Prishtinë, në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kritikoi verbalisht Odën Ekonomike.
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor të vitit 2025.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentarer