PRINCI ANDREA U PËRJASHTUA NGA EVENTET E KRISHTLINDJEVE ME UINDSORSAT | PAS PËRFSHIRJES NË LIDHJE ME BIZNESMEN KINEZ YANG TENGBO I AKUZUAR NGA SHËRBIMI SEKRET I MADHËRISË SË TIJ SI SPIUN I KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 16, 2024
- 1 min read

Londër, Mbretëri e Bashkuar | Princi Andrea (Andrew) nuk do të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara për Krishtlindje me Uindsorsat (Windsors) pas skandalit të ri që goditi vëllain e mbretit Karl (Charles) III.
Andrea është i përfshirë në një çështje të sigurisë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij të ngushta personale dhe ekonomike me një biznesmen kinez, Yang Tengbo, të cilit, i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai akuzohet nga Shërbimi Sekret i Madhërisë së Tij për spiunazh për Kinën.
Kështu raportojnë mediat e Mbretërisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments