top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRETENDON SE KA ARDHUR NË PUSHTET ME VOTAT E POPULLIT DHE KËTEJ MATANË FËMIJËT E POPULLIT I LE NË MËSHIRËN E KRIMIT ORDINER SI T’I KISHTE BËRË LOPA DHE JO NËNA.

Tiranë, Shqipëri | Në daljen e fundit publike, tipike si ato të diktatorëve, me fytyrë prej mehiti, me sy të çakërdisur dhe me surrat të vrerosur (sikur i kishte ngrënë dërri brumët) hodhi shashkat e radhës.


Bëri fajtor Tik-Tok-un dhe SnapChat-in se janë burime të degjenerimit moral të të rinjve/rejave, se janë burime të konflikteve që lindin midis tyre - konflikte që shpien edhe në vrasje.


Kur krejt e kundërta është e vërtetë.


Tik-Tokërat, Snapçatërat e çdo ent tjetër social-virtual i llojit të tyre, bëjnë atë që nuk do ta bënte dot asnjë lloj agjencie zbulimi qeveritare, ato demaskojnë fytyrën e vërtetë të të rinjve/rejave me natyrë dhe me karakter kriminal, aq shpejt dhe aq thjesht sa nuk thuhet, me kosto financiare zero për buxhetin e shtetit - të buxhetit të këtij shteti i cili çdo vit vidhet në mënyra nga më mafiozet nga një grup horrash e kurvash ordinere, që pispillosen aq shumë, sa duan të gënjejnë veten se janë “noçka” të reja e që vrimave të tyre nuk u vjen era përrç.


Aty duket fytyra e vërtetë e llumit të rinisë shqiptare dhe pikërisht ato fytyra të qelbura që mbajnë ligjërime të natyrave nga më të kobshmet do të duhej që të procedoheshin penalisht dhe gjithashtu t’u nënshtroheshin me detyrim dhe me vendime penale gjykatash strukturave të posaçme të riedukimit dhe të riarsimimit.


Ashtu si dikur paraardhësit e tij politikë bënin fajtor RAI-n dhe kanalet e “Jugosllavit”, duke i akuzuar se transmetonin përmbajtje liberale dhe të degjeneruar nga pikëpamja e koncepteve të marksizëm-leninizmit, sidomos “Elektrikun Blu”, ashtu edhe ky diktator i fëlliqur, i lidhur kokë e këmbë me Agjenturën shqiptare të Krimit Ordiner (me llumin dhe me turpin e shoqërisë shqiptare) denoncon rrjetet sociale virtuale se po infektojnë moralin e të rinjve dhe të rejave.


Nqs do të ishte shtetar, atdhetar dhe dashamirës i kësaj shoqërie, i këtij Populli, të cilin tash e 10 vjet e ka bërë të flasi me vete, të lidhi kokën me peshqir, të ikë nga sytë këmbët, duke e braktisur Shqipërinë si pa gjë të keqe (si u braktiskërka Atdheu e u lënkërka në dorë të gjakatarëve?), ashtu si dikush braktis një rrobë të vjetër, një xhybe pa vlerë, sot, më shumë se kurrë, kishte mundësinë që të thoshte, premtonte dhe realizonte atë që nuk ka guxim ta thotë, premtojë dhe realizojë as nëpër ëndrrat më fantazioze.


Sot, do të duhej t’i kumtonte Popullit - atij populli falë votave të të cilit pretendon se qëndron në pushtet - se do t’i rikëthente një herë e mirë besimin te shkollat publike laike.


Së pari, duke urdhëruar deputetet e stanit të tij politik, që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollat publike laike për t’u edukuar dhe për t’u arsimuar, akt ky që do të duhej të kryhej brenda tre (3) muajve.


Së dyti, duke urdhëruar anëtarët e kabinetit qeveritar (përfshirë edhe veten e tij) që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollat publike laike për t’u edukuar dhe për t’u arsimuar, akt ky që do të duhej të kryhej brenda tre (3) muajve.


Së treti, duke urdhëruar mbarë anëtarët e administratës publike që janë mbi njëqind mijë (100000) veta, që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollat publike laike për t’u edukuar dhe për t’u arsimuar, akt ky që do të duhej të kryhej brenda tre (3) muajve.


Së katëri, duke urdhëruar mbarë anëtarët e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ të Shtetit (dhe të çdo shërbimi tjetër që funksionon në Republikën e Shqipërisë) që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollat publike laike për t’u edukuar dhe për t’u arsimuar, akt ky që do të duhej të kryhej brenda tre (3) muajve.


Aktet urdhëruese ndaj tyre dhe ndaj anëtarëve të ndonjë enti tjetër shtetëror, nuk do të duhet të ishin verbale, por juridike, me ligj të posaçëm.


Kush “kullot” në punët e shtetit, pinjollët me detyrim ligjor do të duhet t’i edukojë dhe t’i arsimojë në shkollë publike laike, në shkollën e shtetit, jo të privatit.


Kush nuk do, le t’i çojë pinjollët në shkollë private, por, punën e shtetit duhet ta shohi me dylbi, punën duhet të dali ta kërkojë e ta ushtrojë te “Ushtari i Panjohur”.


Pikërisht këto akte politike dhe juridike, do të mund t’i këthenin Popullit besimin se gjendja katastrofike e sigurisë dhe e rendit në shkollat publike laike do të ndryshonte.


O qen bij qenërish, o mut-mutërish, nuk mundet që të punoni në punë të shtetit dhe punëve të shtetit t’u varni teneqen, dhe më pas pasojat e varjes së teneqes t’i vuajnë fëmijët e Popullit, ndërkohë që fëmijët tuaj i shpini në shkolla private (në oaze qetësie, mësimdhënieje dhe mësimnxënieje), për t’i mbrojtur pikërisht nga të zezat dhe nga cenet që kanë lindur dhe që janë produkte të paaftësisë dhe të neglizhencës tuaj në punët e shtetit, produkte të varjes së teneqes ndaj punëve të shtetit.


Atje, në bankat e shkollave publike laike, pinjollët tuaj (të klasës politike sunduese gjakpirëse) do të duhet të heqin në kurrizin e tyre atë që heqin fëmijët e Popullit, të cilët, fyhen, rrihen, grabiten, dhunohen, përdhunohen dhe vriten pa të keq, vriten ditën për diell, vriten përpara shkollave, si të ishin subjekte pa asnjë vlerë, si të ishin hiçër që meritojnë të shtypen e të nëpërkëmben vetëm sepse janë fëmijët e Popullit, fëmijë që nuk i ka bërë nëna, por që i ka bërë lopa.


Atëhere po, kur ta ndieni tarrtakutin në lëkurën e pinjollëve tuaj, atëhere ka shumë shpresa që gjendja katastrofike e rendit dhe e sigurisë në shkollat publike laike do të ndryshojë, dhe më në fund, ato do të mund t’i këthehen normalitetit, si institucione të edukimit, të arsimimit dhe të formimit të rinisë, si institucione për hapjen e të cilave, Rilindasit shkrinë pasurinë dhe derdhën gjakun e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page