
Tbilisi, Gjeorgji | Presidentja e Gjeorgjisë, pro-evropianja Salome Zurabishvilihi, ka deklaruar se nuk do të largohet nga posti deri në zgjedhjet e reja parlamentare.
“Përderisa nuk ka zgjedhje të reja dhe një parlament që zgjedh një president të ri sipas rregullave të reja, mandati im do të vazhdojë”, tha presidentja Zourabichvili, duke u shkëputur me qeverinë, e cila, nga ana e saj synon të zgjedhë pasardhësin e presidentit më 14 dhjetor 2024.
Gjeorgjia njoftoi se 107 persona u arrestuan në ditën e dytë të protestave të nxitura nga vendimi i qeverisë për të shtyrë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian, në mes të krizës paszgjedhore.
Ministria e Brendshme në Tbilisi saktësoi se të arrestuarit u akuzuan mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe për akte huliganizmi gjatë demonstratës të së premtes në mbrëmje, gjatë së cilës, policia përdori plumba gome, gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë mijëra njerëzit.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës në Gjeorgji, ku policia gjuajti me ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-Bashkimit Europian.
“Populli gjeorgjian mbështet në masë të madhe integrimin me Evropën”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të sigurojnë që protestat të mbeten paqësore.
Deklarata shton se Uashingtoni po pezullon një paketë bashkëpunimi me Tbilisi të njohur si Partneriteti Strategjik SHBA-Gjeorgji.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント