top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA PERUANE BOLUARTE U TAKUA ME PRESIDENTIN KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) NË PEKIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 28, 2024
  • 1 min read

Pekin, Kinë | Presidentja peruane Dina Boluarte takoi homologun e saj kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), sot, në Pekin, në fund të një vizite pesë-ditore në Kinë, e cila e pa atë edhe në Shenzhen dhe Shangai.

 

Në aeroportin e kryeqytetit, raporton Radio Nacional i Lima, kreu i shtetit peruan u prit nga udhëheqësit kinezë të cilët e ndihmuan atë në ditën e fundit intensive të takimeve

 

Sipas programit të shpallur nga presidenca peruane, dita e sotme e presidentes Boluarte përfshinte takime të njëpasnjëshme me tre përfaqësues të rangut të lartë të qeverisë dhe shtetit kinez.

 

Takimit me kreun e shtetit në Pallatin e Popullit i kanë paraprirë dy të tjerë me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore Zhao Leji dhe me kryeministrin Li Çuiang (Quiang).

 

Dje në Shanghai presidentja Boluarte u takua me drejtuesit e kompanisë kineze Cosco Shipping Ports Limited në funksion të inaugurimit, në fund të vitit 2024, të megaportit Chancay, i cili duhet të reduktojë udhëtimin e mallrave nga Amerika e Jugut në Kinë nga 45 në 10 ditë, duke trajtuar gjatë vitit të parë të aktivitetit, një milion kontejnerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page