Kishinau, Moldavi | Presidentja moldave Maia Sandu u betua sot për një mandat të dytë, duke vlerësuar zgjedhjen pro-evropiane të votuesve megjithë presionin rus.
Rusia u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet e muajit të kaluar në ish-republikën sovjetike që kufizohet me Ukrainën.
“Ne mund të jemi krenarë që, pavarësisht sfidave, kemi arritur të jemi në anën e duhur të historisë”, tha ajo gjatë betimit para Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.
“Ne mbrojtëm demokracinë përballë kërcënimeve të jashtme”, shtoi ajo.
“Moldavia votoi, pavarësisht nga të gjitha presionet, për një drejtim të qartë: një vend të zhvilluar evropian që sjell siguri dhe prosperitet më të madh”, tha udhëheqësja 52-vjeçare.
Ish-ekonomistja e Bankës Botërore fitoi 55.33 për qind të votave në balotazhin e fillimit të muajit nëntor, duke mundur z. Aleksandër (Alexandr) Stoianoglo, i mbështetur nga socialistët pro-rusë.
Znj. Sandu, kryetarja e parë femër e vendit, i detyrohet rizgjedhjes së saj kryesisht pjesëmarrjes së madhe të diasporës së madhe moldave.
Por zonat rurale të vendit, të ngjeshura mes anëtarëve të NATO-s, Rumanisë dhe Ukrainës së shkatërruar nga lufta, dhe Transnistrisë separatiste, ku janë vendosur trupat ruse, mbeten në favor të Moskës, ashtu si edhe rajoni autonom i Gagauzisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments