PRESIDENTJA MEKSIKANE KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: MIGRIMI NUK DUHET TRAJTOHET ME DHUNË; LYPET REFORMË LIGJORE PËR MIGRIMIN DHE NJOHJEN E KONTRIBUTIT TË MEKSIKANËVE NË EKONOMINË E SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Në përgjigje të kontrolleve kundër migrantëve në Los Anxhelos - si pjesë e politikës së promovuar nga administrata e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) - presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum theksoi se dhuna dhe ndalimet nuk janë zgjidhja për të adresuar këtë fenomen.
Ajo u bëri thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të punojnë për një reformë ligjore që merr parasysh dhe njeh rëndësinë e punës dhe kontributit të migrantëve meksikanë në ekonomi.
“Ne nuk pajtohemi me këtë mënyrë të trajtimit të fenomenit migrator, ai nuk duhet të adresohet me bastisje dhe dhunë.
Ne duhet të ulemi dhe të punojmë për një reformë që merr parasysh meksikanët”, tha ajo, gjatë një vizite pune në shtetin Puebla.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentit