PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI NISET SOT PËR VIZITË ZYRTARE NË KROACI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 4, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot vizitë zyrtare në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviç.
Ky udhëtim i presidentes Osmani drejt shtetit kroat vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit.
Lajmi i mësipërm është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Kroacisë.
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit, në Kroaci.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviç, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinjska Alka (Unaza e Sinjit).
Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar-it, që në vitet fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në këtë vizitë në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti i sa, z. Prindon Sadriu.
Enti mediatik Index.hr shkruan se presidentja Osmani pritet që të vizitojë ekspozitën “Vanja Radush”.
Do të përkujtohet gjithashtu fitorja kroato-venedikase kundër osmanëve në luftën e vitit 1715, në të cilën popullsia lokale prej rreth 700 kroatësh në bashkëpunim me një numër më të vogël venedikasish arritën të mbronin Sinjin kundër 60 mijë ushtarëve osmanë të udhëhequr nga Mehmed Pasha I.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments