Prishtinë, Kosovë | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë, ka shkruar se mbi 1600 janë të zhdukurit/at me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, fati i të cilëve/ave mbetet plaga më e thellë e Kosovës.
Presidentja Osmani ka shkruar në rrjetin social virtual Facebook se synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit dhe të ardhmes sonë.
“Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura.
E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE.
E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm”, shkroi presidentja Osmani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments