PRESIDENTJA E PERUSË DINA BOLUARTE PROPOZOI VENDOSJEN E DËNIMIT ME VDEKJE PËR PEDOFILËT | KRYETARI I GJYKATËS SË LARTË TË PERUSË JAVIER ARÉVALO DOLI KUNDËR PROPOZIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 16, 2024
- 2 min read

Lima, Peru | Qeveria e Perusë ka krijuar një komision ministror për të diskutuar vendosjen e mundshme të dënimit me vdekje për ata që janë fajtorë për dhunë seksuale ndaj të miturve.
Ministria e Drejtësisë e bën të ditur këtë përmes një shënimi, ku nënvizon se do të jetë e ngarkuar me zhvillimin e debateve publike për vlerësimin e propozimeve në të gjithë territorin kombëtar.
Komisioni - kohëzgjatja e të cilit është tre muaj e rinovueshme - do të shpërndajë procesverbalet e debateve dhe konkluzionet e tyre të arritura në të gjitha territoret dhe më pas do të përgatisë një raport përfundimtar që përfshin rezultatet e përgjithshme të studimit.
Në Peru, dënimi me vdekje është i ndaluar që nga viti 1978.
Debati për këtë çështje u hap me urdhër të presidentes Dina Boluarte - me mbështetjen e disa ministrave - pas vrasjes së fundit të një adoleshenteje 12-vjeçare në Lima, e cila, tronditi opinionin publik.
Sipas qeverisë në Peru ekziston një problem serioz social i lidhur me incidencën e këtij krimi, prandaj grupi i punës do të organizojë debate të decentralizuara në rajone të ndryshme të vendit për të diskutuar me institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile mbi masat e nevojshme për të luftuar këtë lloj dhune.
Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë të Perusë, Javier Arévalo, deklaroi se dënimi me vdekje është një masë mizore, tashmë e vjetëruar në shoqëritë demokratike, duke nënvizuar se ai nuk duhet as të jetë objekt debati.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments