PRESIDENTJA E KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): SAPO FOLA ME PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI DHE PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PAS SULMIT MASIV NË KIEV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 28
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sapo fola me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), pas sulmit masiv në Kiev që goditi edhe zyrat tona të Bashkimit Evropian.
Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave.
Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që do ta transformojnë vendin në një iriq çeliku.
Evropa do të luajë rolin e saj të plotë”, shkroi Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), në rrjetin social virtual Iks (X).
“Instrumenti ynë mbrojtës SAFE, për shembull, do të jetë i rëndësishëm në forcimin e forcave të armatosura të guximshme ukrainase”, shkroi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments