Bratisllavë, Sllovaki | “Edhe nëse evropianët i marrin seriozisht kërcënimet aktuale të sigurisë, do të duhet kohë dhe investime për të ristrukturuar industritë tona të mbrojtjes.
Qëllimi ynë duhet të jetë ndërtimi i prodhimit të mbrojtjes në shkallë kontinentale”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke folur në Forumin Globsec, në Bratislavë.
“Ne duhet të kemi parasysh një rishikim sistematik të mbrojtjes evropiane dhe kjo është arsyeja pse unë do të emëroj një komisioner të vërtetë të mbrojtjes në Komisionin e ardhshëm - vazhdoi ajo - duke shtuar se lufta kundër Ukrainës dhe konflikti në Lindjen e Mesme kanë vendosur gjeopolitikën”.
Tensioni është gjithashtu i lartë në Lindjen e Largët, ne evropianët duhet të jemi të kujdesshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments