PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) PATI BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU | IZRAELI KA TË DREJTË TË MBROHET; IRANI NUK DUHET TË KETË ARMË ATOMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 15
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Bisedë telefonike mes presidentes së Komisionit Evropain Ursula von der Leien (Leyen) dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
“E përsërita angazhimin tonë për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike që çojnë në uljen e tensioneve.
Në këtë kontekst, theksova se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.
Evropa ka qenë gjithmonë e qartë: Irani nuk mund të pajiset kurrë me armë bërthamore.
Është urgjente të gjendet një zgjidhje e negociuar”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian në rrjetin social virtual Iks (X), e cila, i theksoi kryeminsitrit Benjamin Netanjahu se situata humanitare në Gaza është e papranueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments