PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): MBROJTJA AJRORE DHE DRONËT JANË PRIORITETET E BASHKIMIT EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Presidentit Volodimir Zelenski, i përsërita mbështetjen e plotë të Evropës për Ukrainën, ndërsa Rusia përshkallëzon luftën e saj brutale të agresionit.
Mbrojtja ajrore dhe aftësitë e dronëve dhe neutralizimi i tyre janë ndër prioritetet më urgjente të mbrojtjes së Evropës.
Dhe Ukraina do të jetë plotësisht e përfshirë në këto përpjekje.
Kredia për të mbështetur Ukrainën do të japë një kontribut vendimtar”.
Kështu shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në rrjetin social virtual Iks (X).
“Vetëm këtë vit, do të ndahen 28.3 miliardë euro për të ndihmuar në mbulimin e nevojave ushtarake të Ukrainës.
Gjithashtu diskutuam rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për ndërmarrjen e hapave vendimtarë në procesin e anëtarësimit”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments