PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) BËRI THIRRJE PËR ZGJIDHJE TË NEGOCIUAR ME IRANIN I CILI NUK MUND TË KETË KURRË ARMË ATOMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 16
- 1 min read

Kananaskis, Kanada | “Një zgjidhje e negociuar për Iranin është zgjidhja më e mirë afatgjatë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leien (Leyen) në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa) në Kananaskis, në prag të G7-ës.
Pasi shprehu shqetësimin e saj të thellë për situatën në Lindjen e Mesme, presidentja Von der Leien (Leyen) tha se:
1- “Kishte folur me kryeministrin Netanjahu të dielën dhe se ata riafirmuan angazhimin e BE-së për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme; njihnin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten; theksuan se Irani, burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon, nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore”.
“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për programin e saj të raketave - shtoi ajo - duke argumentuar se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme përmes negociatave”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments