top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LAIEN (LEYEN) THA NË KIEV SE BASHKIMI EUROPIAN DO TË PËRSHPEJTOJË DËRGIMIN E ARMËVE NË UKRAINË; UKRAINA ËSHTË EVROPA - THA AJO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25
  • 1 min read
Presidentja Von der Laien (Leyen) në Kiev.
Presidentja Von der Laien (Leyen) në Kiev.

Kiev, Ukrainë | Udhëheqësit e Bashkimit Europian mbërritën në Kiev mëngjesin e djeshëm për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, në përvjetorin e tretë të pushtimit rus.

 

Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropa. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës, por ai i Evropës”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Laien (Leyen), në një mesazh në rrjetet sociale virtuale shoqëruar me një video të mbërritjes së saj me tren në Kiev së bashku me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa).

 

Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë dërgimin e municioneve dhe armëve në Ukrainë dhe kjo do të jetë zemra e punës sonë në javët e ardhshme”, tha presidentja von der Laien (Leyen), duke folur për European Newsroom.

 

Ne do të rrisim sanksionet ndëshkuese kundër Rusisë, edhe nëse ajo tregon një vullnet të vërtetë për të gjetur një marrëveshje për një paqe të qëndrueshme - theksoi presidentja Von der Laien (Leyen), duke shtuar se Bashkimi Europian ka përgatitur një paketë të sigurisë energjetike”.

 

Ukraina është Evropa. Partneriteti ynë i ngushtë është në interes”, theksoi ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page