Kiev, Ukrainë | Presidentja e Komisionit Evropian mbërriti në Kiev këtë mëngjes për të folur për mbështetjen evropiane me afrimin e dimrit.
Vetë presidentja von der Leyen e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X).
“Vizita ime e tetë në Kiev vjen pasi sezoni që kërkon ngrohje fillon së shpejti dhe Rusia vazhdon të synojë infrastrukturën energjetike”, shkroi presidentja Ursula von der Leyen në Iks (X), duke postuar një foto të mbërritjes së saj në stacionin e trenit në Kiev.
“Ne do të ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj të guximshme. Unë vij këtu për të diskutuar mbështetjen e Evropës. Nga përgatitja e dimrit te mbrojtja, pranimi dhe përparimi në kreditë e G7-ës”, shkroi ajo.
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t'i prezantojë kreut të shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky planin e përgatitjes dimërore të Komisionit për Ukrainën, mbështetje shtesë me vlerë rreth 160 milionë euro, e cila do të ndihmojë në mbulimin e mbi 25% të nevojave të vendit për energji elektrike”, shpjegoi presidentja në një intervistë për grupin e agjencive të mbledhura në European Newsroom.
“Vizita ime e tetë në Kiev vjen në një moment vendimtar. Sezoni i ngrohjes do të fillojë pas dy javësh dhe sulmet e pamëshirshme të Rusisë ndaj infrastrukturës civile të energjisë të Ukrainës synojnë të shkaktojnë dëme maksimale në përpjekjet e saj të guximshme për të kapërcyer këtë situatë shtuar.
Huatë e miratuara në G7-të do të sjellin lehtësim të konsiderueshëm për buxhetin ukrainas në një kohë nevoje.
Bashkimi Europian do të luajë rolin e saj në kreditë prej 50 miliardë dollarësh të parashikuara nga G7-ta”, shtoi presidentja von der Leyen.
“Takimi - shpjegoi ajo - ofron një mundësi për të diskutuar mbështetjen globale për planin e paqes të Ukrainës dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e javës së ardhshme do të jetë një mundësi e rëndësishme për të vazhduar këtë mbështetje, veçanërisht nga vendet në jug global”.
“Me ndihmën e shteteve tona anëtare, në këtë rast Danimarkës – shpjegon presidentja e Komisionit Evropian - ne kemi filluar të përdorim të ardhurat e krijuara nga asetet e ngrira në Rusi për të vendosur porosi për armë dhe pajisje ushtarake drejtpërdrejt në mbrojtjen ukrainase”.
Gjatë takimit në Kiev, presidentja von der Leyen dhe presidenti Zelenski do të bisedojnë edhe për procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimit Europian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments