Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se Kievi ka testuar me sukses raketën e parë balistike të prodhuar në vend.
“Ndoshta është shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj me ju”, tha presidenti në forumin për pavarësinë e Ukrainës 2024 në Kiev, siç raportohet nga enti mediatik Ukrainska Pravda.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka njoftuar se do t'u prezantojë kandidatëve për president të SHBA-së, Këmellë Heris (Kamala Harris) dhe Danlld Tramp (Donald Trump), si dhe presidentit Baidn (Biden), një plan se si ai synon t'i japë fund luftës me Rusinë.
“Presidenti ukrainas foli për këtë në një konferencë për shtyp për të festuar ditën e pavarësisë së Ukrainës”, njoftuan mediat ukrainase.
“Plani - tha presidenti Zelenski - përfshin masa në frontet diplomatike dhe ekonomike, si dhe inkursionin e Ukrainës në Kursk, i cili ishte gjithashtu pjesë e një strategjie për të bindur Moskën për të filluar bisedimet e paqes”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments