top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI ZELENSKI U TAKUA NË LONDËR ME KRYEMINISTRIN STARMËR (STARMER) NË KUADËR TË UDHËTIMIT DIPLOMATIK EUROPIAN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbërriti në Londër, këtë mëngjes, dhe u prit nga kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer), në Dauning Strit (Downing Street).

 

Kjo është e para nga katër ndalesat në vendet kryesore të Evropës Perëndimore - pas një ndalese dje në Dubrovnik, Kroaci, për një samit me udhëheqësit ballkanikë - si pjesë e një udhëtimi diplomatik që synon të marrë garanci të reja për mbështetjen për Ukrainën në një fazë të vështirë lufte me Rusinë.

 

Pasdite presidenti ukrainas do të jetë në Paris.

 

Pastaj në Romë, ku do të pritet si nga kryeministrja e Republikës së Italisë, Xhorxha (Giorgia) Meloni ashtu edhe nga Papa Françesku.

 

Pastaj do të jetë dhe në Berlin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page