top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTI ZELENSKI THA SE AI MUND TË JETË I GATSHËM T'I DORËZOJË RUSISË PJESË TË PUSHTUARA NGA RUSIA TË UKRAINËS NË KËMBIM TË ANËTARËSIMIT NË NATO PËR PJESËN TJETËR TË UKRAINËS.

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainasVolodimir Zelenski tha se ai mund të jetë i gatshëm t'i dorëzojë Rusisë pjesë të okupuara nga Rusia të Ukrainës në këmbim të anëtarësimit në NATO për pjesën tjetër të Ukrainës.

 

Ofrimi i anëtarësimit në NATO për Ukrainën mund t'i japë fund fazës së nxehtë të luftës nëse NATO do të njihte kufijtë e vendosur ndërkombëtarisht të Ukrainës”, tha presidenti Zelenski, për entin mediatik Skai Njuz (Sky News), në një intervistë të premten.

 

Anëtarësimi duhet të përfshijë zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore për t'u dhënë zyrtarëve ukrainas më shumë leva për të negociuar një armëpushim dhe përfundimisht për t'i dhënë fund luftës duke përdorur diplomacinë”, tha presidenti Zelenski.

 

Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet të marrim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, tha presidenti Zelenski.

 

Ai sugjeroi se zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore do të mbeten nën kontrollin rus, ndërkohë që negocionte një mënyrë diplomatike për t'i dhënë fund luftës së filluar kur Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt të vitit 2022.

 

Një armëpushim do të kërkohet për të ndaluar Rusinë që të marrë më shumë territor ukrainas me NATO-n duke ndihmuar në mbrojtjen e zonave të papushtuara të Ukrainës”, tha presidenti Zelenski.

 

Pa mbrojtjen e NATO-s, ai tha se Putini dhe forcat ruse do të kthehen për të kapur më shumë territor ukrainas. Megjithatë, nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga NATO për ta bërë Ukrainën një shtet anëtar.

 

Ukraina nuk e ka konsideruar kurrë një propozim të tillë sepse askush nuk na e ka ofruar zyrtarisht atë”, tha ai.

 

Ai tha se dëshiron të punojë me presidentin e zgjedhur të SHBA Danlld Tramp (Donald Trump) për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të mbeten mbështetësi më i madh i Ukrainës”.

 

Dua të punoj drejtpërdrejt me të sepse ka zëra të ndryshëm nga njerëzit përreth tij”, tha ai.

 

“Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të lejojmë askënd përreth të shkatërrojë komunikimin tonë”, tha ai.

 

Presidenti Zelenski më parë tha se nuk do t'i dorëzonte asnjë territor Rusisë dhe se Ukraina nuk mund të ndalohej të bëhej anëtari më i ri i NATO-s.

 

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO kërkon një votim unanim të të 32 vendeve anëtare dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në fillim të kësaj jave tha se Ukraina nuk ka një pozicion të fortë nga i cili mund të negociojë përfundimin e luftës.

 

Presidenti i zgjedhur Tramp (Trump) ka thënë se synon t'i japë fund luftës në Ukrainë pas marrjes së detyrës në janar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page