top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTI ZELENSKI: SISTEMET E RAKETAVE GJERMANE PATRIOT KANË MBËRRITUR | FALËNDEROJ GJERMANINË DHE SHBA-në.

Kiev, Ukrainë | Sot komandanti i Forcave Ajrore - shkruan presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) - raportoi për operacionet e ekipeve tona të mbrojtjes (kundërajrore) në rrëzimin e dronëve rusë Shahed dhe kundër raketave ruse.


Tani mund të themi se sistemi ynë i mbrojtjes është forcuar.


Sistemi gjerman Patriot me të vërtetë ka mbërritur në Ukrainë dhe unë falënderoj Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë hap.


Tani do të jemi në gjendje të bëjmë më shumë në qiellin tonë. Dhe sado shumë punë mbetet për të bërë dhe duke qenë se jemi ende larg mbrojtjes së garantuar, bëhet fjalë për më shumë fuqi për Ukrainën”, thuhet në mesazhin e udhëheqësit ukrainas.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page