Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi në mbrëmje lirimin dhe kthimin në Ukrainë të dhjetë civilëve që u arrestuan në Rusi, duke përfshirë dy priftërinj dhe një zyrtar lokal.
“Ne arritëm të kthejmë dhjetë qytetarë të tjerë nga robëria ruse”, shkroi udhëheqësi ukrainas në mediat sociale virtuale, duke shtuar se ata u liruan dhe tani u kthyen në Ukrainë.
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë rregullisht ushtarët e kapur, por kthimi i civilëve është i rrallë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments