Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ishte në favor të pjesëmarrjes së Rusisë në samitin e ardhshëm të paqes në Ukrainë.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Kiev pas bisedimeve të para në mes të muajit qershor në Zvicër pa Moskën, presidenti Zelenski tha: “Unë mendoj se përfaqësuesit rusë duhet të marrin pjesë në këtë samit të dytë”.
Ai i bëri këto deklarime në një konferencë për shtyp në Kiev, duke shpresuar se një plan për një takim të tillë mund të jetë gati në muajin nëntor.
Presidenti ukrainas më pas njoftoi një plan kohor për punën përgatitore për samitin, i cili duhet të mbahet në nëntor.
“Në fund të muajit korrik ose në fillim të muajit gusht do të ketë takimin e parë në nivel ministrash dhe këshilltarësh për sigurinë kombëtare.
Takimi i parë - për sigurinë energjetike - ka shumë të ngjarë të jetë në Katar.
Në muajin gusht do të ketë një takim në Turqi për lirinë e lundrimit.
Do të jetë çështja e sigurisë ushqimore dhe do të ketë një plan plotësisht të përgatitur, dhe në muajin shtator do të ketë një takim në Kanada në sektorin humanitar.”
Konferenca e parë për Ukrainën u mbajt më 15-16 qershor në Burgenstokun (Burgenstock) zviceran me kërkesën e Kievit.
Deklarata përfundimtare e forumit nuk u nënshkrua nga Armenia, Bahreini, Brazili, Kolumbia, India, Indonezia, Iraku, Jordania, Libia, Meksika, Ruanda, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare