PRESIDENTI ZELENSKI: POLONIA DO TË JETË NË GJENDJE TË RRËZOJË RAKETA NË QIELLIN E UKRAINËS | PRESIDENTI ZELENSKI U TAKUA SOT NË VARSHAVË ME KRYEMINISTRIN POLAK DONALD TUSK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 8, 2024
- 1 min read
Varshavë, Poloni | “Marrëveshja e sigurisë e nënshkruar midis Polonisë dhe Ukrainës përfshin një dispozitë për rrëzimin e raketave dhe dronëve rusë të lëshuar në hapësirën ajrore të Ukrainës në drejtim të Polonisë.
Ne jemi të përkushtuar ta zbatojmë atë në praktikë”, shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ne gjithashtu do të bashkëpunojmë për avionët luftarakë, si ata të transferuar tashmë nga Polonia, ashtu edhe mundësinë e transferimit të të tjerëve në të ardhmen.
Në marrëveshjen tonë të sigurisë ne zyrtarizuam stërvitjen e Legjionit të Ukrainës, një njësi e re ushtarake vullnetare, në territorin polak”, shtoi ai.
Presidenti Zelenski u takua sot në Varshavë me kryeministrin polak Donald Tusk.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios